Shërbimi i DiasporaTV mund të shikohet në këto mënyra:

  1. Pajisje me sistem Android – resiver, tablet, smartphone, etj.
  2. M3U8 – smart TV dhe aplikacione në platforma të ndryshme

Pajisje me sistem Android

Një nga mënyrat e pranimit të shërbimit nga DiasporaTV është përmes pajisjeve me sistem Android, si p.sh. resiver, tablet, dhe smartphone.

Resiver

DiasporaTV ofron resiverin origjinal SmartBox ALBA3 por ju mund të përdorni edhe resiverë tjerë kompatibil. DiasporaTV ofron përkrahje vetëm për resiverët SmartBox!

Tablet/Smartphone

Përveç lidhjes me resiver, mund të shikoni kanalet edhe në pajisjet tablet dhe smartphone që kanë sistem Android.

M3U8

Mënyra tjetër e përcjelljes së sinjalit nga DiasporaTV është përmes M3U8 playlist. Kjo metodë ofron lidhjen në shërbim përmes një numri të madh të pajisjeve. Pajisjet që përdoren më shumë me M3U8 janë smart TV, iOS dhe kompjuter.

Smart TV

Për të lidhur televizorin smart me shërbimin e DiasporaTV, mund të instaloni aplikacionet e palëve të treta, si: Smart IPTV, SS IPTV, etj. Televizorët më të përdorshëm janë Samsung dhe LG.

iOS

Pajisjet me sistem iOS, si Apple iPhone dhe iPad, mund të lidhen në shërbimin e DiasporaTV përmes aplikacionit GSE Smart IPTV.

Kompjuter

Përcjellja e kanaleve në kompjuter bëhet përmes aplikacionit VLC, i cili mund të hapë M3U8 playlistën dhe të shfaqë kanalet.