Marrëveshje e Shërbimit

Kjo marrëveshje e shërbimit (“marrëveshja”) është në mes klientit dhe DiasporaTV, me seli në Yonkers, NY 10704, USA. Të dyja palët i nënshtrohen kësaj marrëveshjeje. Ndryshimet e këtij dokumenti gjenden në www.DiasporaTV.com dhe mund të bëhen pa paralajmërim.

Shërbimi

DiasporaTV ofron shikimin e kanaleve televizive shqiptare me ndihmë të resiverit SmartBox (“resiveri”). Palët bien dakord në shërbimin vijues që DiasporaTV ofron:

  • Shikimin e kanaleve televizive shqiptare drejtpërdrejtë nga trojet tona pa nevojën e antenës satelititore;
  • Shikimin e kanaleve me kohë lokale të Nju Jorkut (EST) dhe 24 orëve të fundit sipas zgjedhjes;
  • Video On Demand – zgjedhje të madhe të DVD projekteve Shqiptare si film, muzikë, humor, etj.
  • Digital Video Recording (DVR) – Mundësia që të inçizoni programet e preferuara:
    • Inçizimi mund të bëhet sipas kurdisjes së orarit edhe kur nuk jeni në shtëpi ose të filloj automatikisht vetëm duke prekur një pullë të caktuar në telekomandë.
    • Ky shërbim mundësohet vetëm nëse në resiver lidhni një USB Flash Drive. DiasporaTV nuk ofron këtë mjet por mund ta bleni në çdo dyçan të elektronikës.
  • Zgjedhje të madhe të radio kanaleve Shqiptare;
  • Shikimi i video projekteve, dëgjimi i këngëve, shikimi i fotografive direkt nga kompjuteri i klientit;
  • Shfletimi i webfaqeve në internet, kyçja në MSN, shikimi i e-mailave, shikimi i motit, shfletimi i YouTube, etj.

Parakushtet e Shërbimit

DiasporaTV punon vetëm nëse klienti ka televizor me konekcion RGB, RCA ose HDMI, dhe lidhje të internetit (cable ose DSL internet) në shtëpi. Shpejtësia e nevojshme që pakoja DiasporaTV të punoj është 1.2 mbps (megabit për second). Shpejtësia e internetit në të shërbimet internetike në botë është e luhatshme prandaj sugjerohet që klienti në shtëpi të ketë shpejtësinë e internetit së paku 2 mbps. Në këtë rast, edhe nëse bie paksa shpejtësia e internetit, nuk do të bie nën shpejtësinë e nevojshme që i duhet për të funkionuar mirë DiasporaTV. Nëse shpejtësia e internetit të klientit bie nën 2 mbps, atëherë është më se e mundshme të ketë ngecje me pranimin e sinjalit të DiasporaTV në vendbanimin tuaj.
Vetëm resiveri i blerë në DiasporaTV mund të punoj me sistemin e DiasporaTV.

Çmimet

DiasporaTV ofron shërbimet me parapagim 12 mujor. Klienti poashtu duhet të posedoj resiverin SmartBox (HD) për të shfrytëzuar shërbimet e DiasporaTV. Resiveri paguhet vetëm në fillim të shërbimit. Në vazhdim të parapagimit, klienti nuk ka nevojë të porosis resiver të ri sepse i njejti resiver do të vazhdoj të shërbejë klientin.
Nëse klienti dëmton resiverin dhe blen resiveri të ri zëvendësues, çmimi i resiverit zëvendësues është i shkruar në linkun POROSIT TANI në faqen www.DiasporaTV.com ose mund të na kontaktoni që të pyetni për çmimin. Nëse klienti blen telekomandë zëvendësuese, çmimi i telekomandës është $15 USD + postimi.

Postimi

Për klientët në Sh.B.A., Europë përëndimore dhe Australi, DiasporaTV poston resiverin përmes USPS. Për klientët në Kanada, DiasporaTV poston përmes UPS.
Çmimi i postës do të bëhet i ditur nga reprezentuesi në momentin kur klienti porosit resiverin dhe shërbimin e DiasporaTV, ose çmimin mund të shihni në linkun POROSIT TANI që gjendet në krye të faqes www.DiasporaTV.com. Gjithashtu çmimin e postimit me gjithë informatat për çmimet tjera, mund t’i shihni edhe në linkun POROSIT TANI në krye të faqes tonë zyrtare www.DiasporaTV.com. Çmimi i postimit është shtesë çmimit të shërbimeve tona. Pas procesimit të pagesës, DiasporaTV i dërgon në e-mail klientit “tracking number” për përcjelljen e postimit dhe kohën përafërsisht se kur do të arrij resiveri. Në çdo rast të kthimit eventual të paisjeve, klienti është i obliguar të paguaj postimin tërësisht.
Kutia postare që i dërgohet klientit përmbanë:

  • Një (1) SmartBox (HD) resiver të paraprogramuar specifikisht për klientin;
  • Adapter të rrymës – i dizajnuar të punoj me resiverin SmartBox (HD). Mos përdorni adapter tjetër të rrymës se mundeni me e djeg resiverin dhe kjo prishje nuk mbulohet nga garancioni;
  • Telekomandë të avansuar infrared (Advanced Infrared Remote Control);
  • Kabllo 3 feet (1 metër) i network-ut që lidhë resiverin SmartBox (HD) me modemin apo router-in tuaj. Nëse duhet kabllo më i gjatë, mund të blihet në dyqan të elektronikës. Emri i kabllit është CAT5 network cable me RJ45 konektorë;
  • Një (1) RCA kabllo 3-ngjyrësh që shërben për të lidhë resiverin SmartBox (HD) me televizion;
  • Një (1) HDMI kabllo që shërben për të lidhë resiverin SmartBox (HD) me televizion.
  • Dokumentet në vijim:
    • Fatura;
    • Udhëzimi për instalim;
    • Informata marketingu.

Mënyrat e Pagesës

Të interesuarit mund të bëjnë pagesë për porosi në mënyrat vijuese.Pagesat me money order apo qek duhet të dërgohen në:

DiasporaTV
P.O. Box 890
Yonkers, NY 10704
U.S.A.

Debit/Credit Card

Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada, Europë perëndimore dhe Australi.
DiasporaTV pranon pagesa më debit/credit kartelë. Kur bëhet porosia, klienti mund të shkruaj informatat e kartelës në formularin e porosisë në faqen POROSIT TANI dhe pagesa do të procesohet brenda 24 orëve. Në rastin kur klienti paguan me kartelë bankare, për hirë të sigurisë së pagesës dhe të klientit do të ruhen informatat internetike të klientit si dëshmi që klienti vet e ka bërë porosinë. Pasi që të procesohet pagesa me sukses, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë ose i vazhdohet parapagimi.

Money Order                                                                                    

Kjo metodë pagimi pranohet vetëm për klientët në Sh.B.A. dhe Kanada.
Klienti mund të bëjë pagesën me money order në emër të DiasporaTV dhe ta dërgoj atë me postë në adresën e lartëshënuar. Pasi që të pranohet dhe procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë ose do të vazhdoj parapagimin e klientit.

Western Union

Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada, Europë perëndimore dhe Australi.
Klienti mund të bëjë pagesën përmes Western Union. Pasi të bëhet porosia, sistemi i DiasporaTV do t’i dërgoj klientit një e-mail me informata të detajizuara rreth bërjes së pagesës përmes Western Union. Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontrolloj e-mailin që ja ka dërguar DiasporaTV dhe të klikojë në linkun për të dërguar informatat e pagesës. Pasi që të procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë ose i vazhdohet parapagimi.

MoneyGram

Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada, Europë perëndimore dhe Australi.
Klienti mund të bëjë pagesën përmes MoneyGram. Pasi të bëhet porosia, sistemi i DiasporaTV do t’i dërgoj klientit një e-mail me informata të detajizuara rreth bërjes së pagesës përmes MoneyGram. Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontrolloj e-mailin që ja ka dërguar DiasporaTV dhe të klikojë në linkun për të dërguar informatat e pagesës. Pasi që të procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë ose i vazhdohet parapagimi.

Check

Kjo metodë pagimi pranohet vetëm për klientët në Sh.B.A. dhe Kanada.
Klienti mund të bëjë pagesën me check në emër të DiasporaTV dhe ta dërgoj me postë në adresën tonë të lartëshënuar. Pasi që të pranohet dhe procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit ose do të vazhdojë parapagimin.

Kthimi i Pagesës (Refund)

Të interesuarve do t’ju ipen të gjitha informatat rreth shërbimit të DiasporaTV dhe do t’ju tregohet përmbajtja e shërbimit të DiasporaTV. Pasi që të dëgjoj ose lexoj informatat rreth shërbimit të DiasporaTV, pala e interesuar do të vendos a të bëhet klient i DiasporaTV apo jo. Të gjitha informatat e shërbimit që ofrohen përmes telefonit, gjithashtu mund të lexohen nga klienti edhe në webfaqen tone zyrtare në adresën www.DiasporaTV.com. DiasporaTV është gjithnjë në gadishmëri që të ndihmoj klientin për çfarëdo pyetje apo kërkese që klienti ka e që ajo pyetje apo kerkesë është konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit të DiasporaTV.

Pagesat që nuk kthehen në asnjë rast (non-refundable):

  • Klienti nuk ka të drejtë të kthimit të pagesës së resiverit SmartBox (HD) apo mjeteve zëvendësuese që ka blerë;
  • Klienti nuk ka të drejtë të kthimit të pagesës të muajve të shërbimit që ka shfrytezuar;
  • Klienti nuk ka të drejtë të kthimit të pagesës së shërbimeve postare (transportit).

Kthimi i pagesës bëhet vetëm nëse:

Klienti nuk pranon shërbimin e DiasporaTV për një (1) muaj për shkak të prishjeve teknike në anën e DiasporaTV. Në këtë rast, klientit do t’i kthehen mjetet materiale të shërbimit për muajt e pa shfrytëzuar.

Kthimi i pagesës nuk bëhet nëse:

Klienti pranon shërbimin e DiasporaTV dhe: ka sinjalin televiziv, nuk ka ndërprerje një mujore, stafi i DiasporaTV është i gatshëm t’i ndihmoj me peripeci teknike lidhur me resiverin; klientit nuk i pranohet kthimi i resiverit dhe kthimi i pagesës mrapa.

Ndalja e Shërbimit (Cancellation Policy)

Klienti ka të drejtë të ndërprejë shërbimin nëse:

  • Nuk merr sherbimin e DiasporaTV në kohë gjithsej prej një (1) muaji. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të ndaljes së shërbimit dhe do t’i kthehet pagesa për muajt e pashfrytëzuar e gjithashtu edhe muaji që nuk ka pasë sinjal të shërbimit fare;
  • Nuk merr asistencë të duhur nga teknikët komform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit. Në këtë rast, klienti së pari duhet të kërkoj bisedë me menagjerin e ndrrimit në DiasporaTV dhe pastaj nëse prap nuk e merr shërbimin e duhur konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit, atëherë klienti mund të ndal shërbimin. Pasi që të vërtetohet që DiasporaTV njëmend nuk ka mundur të plotësoj shërbimin në bazë të këtij dokumenti, atëherë klientit i kthehen mjetet materiale të sherbimit ende të pashfrytëzuar. Pagesa e resiverit dhe për muajt e shfrytëzuar të shërbimit dhe të postimit nuk do të kthehet;
  • Me përfundim të parapagimit nuk e vazhdon më shërbimin. Do të thotë, me perfundim të parapagimit kontoja automatikisht ndalet. Klienti mund ta ruaj resiverin e DiasporaTV dhe në momentin kur dëshiron prap ta vazhdoj shërbimin, plotëson formularin për vazhdim parapagimi dhe DiasporaTV riaktivizon shërbimin në resiverin e njejtë që klienti posedon.

Klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin nëse:

  • Inicion charge-back (kthim parash përmes bankës) edhe pasi DiasporaTV ka plotësuar të gjitha kushtet e shërbimit konform këtij dokumenti;
  • Posedon të gjitha shërbimet ose pjesët e saj nga DiasporaTV. Me arsyen "nuk më pëlqen pakoja dhe emisionet që shfaqen në kanalet televizive", klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin sepse:
    • DiasporaTV nuk është përgjegjëse rreth përmbajtjes që transmetohet në kanalet televizive;
    • Çdo klient para se të bëjë porosinë, njoftohet nga DiasporaTV se cilat kanale televizive transmetohen dhe pas marrjes së informatave specifike për sherbim, klienti vendos a të porosis apo jo shërbimin dhe resiverin e DiasporaTV. Pasi që klienti me dëshirën e vet porosit shërbimin dhe resiverin e DiasporaTV, nuk mund ta ndërprejë sherbimin.

Garancioni

Resiveri ka garancion 1-vjeçar vetëm në raste të problemeve softverike. Të gjitha prishjet tjera të mundshme nuk mbulohen nga garancioni. Pjesët përcjellëse (telekomanda, adapteri, kabllot, etj.) nuk janë të mbuluara nga garancioni. Harxhimet e dërgesës së resiverit për shqyrtim i paguan klienti tërësisht.

Përkrahje Teknike (Support)

Për përkrahje teknike, klienti mund të vizitoj www.DiasporaTV.com dhe të klikoj në “Support”.
Me pranimin e resiverit, klienti do të gjejë edhe udhëzimet për instalimin e resiverit. Nëse klienti ka peripeci gjatë instalimit, atëherë mund të vizitoj webfaqen www.DiasporaTV.com dhe të kërkoj përkrahje teknike në linkun “Support”. Nëse klienti nuk mund të gjejë ndihmë as në webfaqe, atëherë mund të telefonoj stafin e DiasporaTV dhe ndihma do t’i ofrohet. Nëse pyetja e bërë nga klienti nuk gjendet në support të webfaqes www.DiasporaTV.com, atëherë DiasporaTV do t’i ndihmoj klientit dhe menjëherë do ta freskoj pjesën “Support” në webfaqe me po atë pyetje/përgjigje.