Si Funksionon DiasporaTV

Çka ofrohet

DiasporaTV ofron kanale televizive Shqiptare. Ju lutem shfletoni listën e kanaleve. Përpos kanaleve televizive në këtë listë mund të shihni edhe listën e radio kanaleve. Poashtu në platformën tonë ka qindra DVD tituj nga humori, muzika, filmi, dokumentarët dhe teatri Shqiptar.

Si punon platforma DiasporaTV

Nuk ka nevojë për antenë satelitore, as CableTV kompani lokale në vendin ku banoni e as për kompjuter. Si lidhet DiasporaTVKur pranoni resiverin me postë, e lidhni me një kabllo në televizor (kablloja është me 3 ngjyra: verdhë, bardh dhe kuq) dhe një kabllo e internetit (network cable) shkon prej resiverit në modem apo router (kuti të internetit në shtëpinë tuaj). Kjo është e tëra rreth instalimit. Kur pranoni kutinë nga ne, brenda është edhe një udhëzues në gjuhën shqipe i cili ju ndihmon se si ta instaloni dhe përdorni resiverin e DiasporaTV.

Sa kushton?

Resiveri kushton $90 dollar Amerikan. Një vit parapagim kushton $240 dollar Amerikan. Resiveri së bashku me 1 vit parapagim është $330 dollar Amerikan. Nëse zgjedhni postën e shtetit, ajo është $40 për Evropë dhe kutia arrin për 6 deri në 12 ditë. Poashtu kemi edhe mundesine e postimit me post private UPS por çmimi është më i shtrenjtë (diku rreth $90 deri $110) dhe kutia ju arrin në shtëpinë tuaj për 3 deri në 4 ditë.

Si bëhet pagesa?

Pagesa mund të bëhet me Visa ose MasterCard. Nëse nuk posedoni njëren nga këto kartela bankare atëherë pagesa mund të bëhet edhe përmes Western Union apo MoneyGram. Pagesa kryhet vetëm përmes telefonit me njërin nga reprezentuesit e DiasporaTV.

Si mund të bëhet porosia?

Porosinë mund ta bëni përmes telefonit apo duke mbushur formularin në webfaqe. Ju lutem na telefononi në njërin nga numrat e telefonit që gjenden në faqën e kontaktit.