httpv://www.youtube.com/watch?v=TRYHNd4rBYY
Archive | Support
Duke e porosit shërbimin, matja e shpejtësisë nuk po më lejon të përfundojë porosinë. Përse?
Në hapin e matjes së shpejtësisë, nëse shpejtësia juaj e internetit del më pak se 2mbps DOWNLOAD, atëherë shpejtësia e internetit llogaritët si e dobët dhe me shpejtësi të dobët interneti nuk lejoheni të përfundoni porosinë Disa nga arsyet se pse shpejtësia e internetit është nën 2mbps DOWNLOAD në vendbanimin tuaj. Në shumë raste, njerëzit [...]
Si mundem me i rendit kanalet në listë sipas dëshirës time?
Selektoni kanalin e dëshiruar në listë që e doni të jetë në fillim të listës. Në telekomandë shtypni butonin SAVE. Kanali do të ngritet në krye të listës. Kështu vazhdoni edhe me kanalet e tjera të preferuara nga ju që t’i renditni në krye të listës
Pas një viti a paguaj prap çmimin e njejtë për DiasporaTV sikurse herën e parë kur jam anëtarsuar?
Jo, për vitin e dytë ju nuk keni nevojë të bleni resiverin prap, nuk keni nevojë të paguani postimin, por vetëm e vazhdoni parapagimin e shërbimit për një vit tjetër.
Internetin në shtëpi e kam me USB stik. A punon ky lloj i internetit me DiasporaTV?
Kur e keni internetin me USB stik, duhet të keni shpejtësinë më të lartë se 3mbps në download shpejtësi. Pastaj duhet të bleni një mobile router, ku prapa në këtë mobile router e futni USB stik-un e internetit, e pastaj mobile router ka katër konekcione që të lidhen paisjet me kabllo. Në njërën nga ato [...]
Në fakturën e kompanisë së internet më shkruan që paguaj 10mbps shpejtësi, kurse kur e bëjë matjen e shpejtësisë për www.DiasporaTV.com shpejtësia më del shumë më e vogël. Përse?
Zakonisht njerëzit në vendbanimin e tyre kanë një kompjuter që nuk hargjon më shumë se 0.5mbps shpejtësi. Kompanitë që ofrojnë internet shpesh ofrojnë shpejtësi të mëdha por në realitet nuk e japin atë shpejtësi. Në rastin tuaj kur keni TV kanale përmes konekcionit të internetit, do të përdorni shpejtësi më të madhe të internetit. Nëse [...]
Resiveri i DiasporaTV e edhe resiveri me TV kanale te shtetit ku jetoj përdorin internet. A mund t’i lë të dy resiverët të lëshuar?
Kjo mvaret se çfarë shpejtësije të internetit keni. DiasporaTV hargjon 1.2mbps. Vërtetoni gjithashtu se çfarë shpejtësije hargjon resiveri i TV Kanalaeve të shtetit ku jetoni. Keni në dijeni gjithashtu që një kompjuter rregullisht gjatë përdorimit mund të hargjojë rreth 0.5mbps. Llogaritni hargjimet e paisjeve të internetit e pastaj shikoni se për çfarë shpejtësije të internetit [...]
Unë kam edhe TV kanalet e shtetit ku jetoj përmes internetit. A do t’i pengojë ky resiver kanaleve shqiptare me resiverin e DiasporaTV?
Jo, nuk do t’i pengojnë njëri tjetrit. Resiveri i DiasporaTV lidhet në televizor shumë thjeshtë si përshembull nje DVD Player. Resiveri i DiasporaTV me nje kabëll interneti lidhet edhe në kutinë e internetit (modem apo router) thjeshtë sikurse lidhet një kompjuter.
Sa kushton dogana për resiverin e DiasporaTV ne shtetin ku jetojë?
DiasporaTV nuk ka ndonje informatë të sigurtë për doganën në shtetin ku ju jetoni. Këtë pyetje mund ta bëni në posten lokale te vendit ku ju jetoni. Sipas informatave nga klientët tanë, në shumë raste nuk paguajnë doganë fare, por ne raste të tjera paguajnë. Mëposhtë po ju shkruajmë një listë me shtetet specifike dhe [...]
Si mund ta dijë kohën që të vazhdojë parapagimin?
Secili klient në DiasporaTV, gjatë porositjes e shkruan edhe e-mail adresën personale ose të ndonjë anëtari të familjes. Dy javë para se të ju përfundojë parapagimi, DiasporaTV ju dërgon një e-mail automatik si rikujtim.
Nëse shtohen TV kanale në DiasporaTV, a më duhet të bëjë pagesë shtesë që t’i shikojë kanalet e reja?
Jo, në DiasporaTV nuk bëni pagesë shtesë. Secili kanal televiziv që shtohet në platformën e DiasporaTV, do ta keni automatikisht në transmetim, pa pas nevojë të pagesës shtesë.
Për sa kohë arrinë resiveri prej New York-ut me postë?
Kutia me resiver nga DiasporaTV niset nga New Yor-u. Për të gjithë porositësit në Evropën përëndimore dhe Australi, kutia arrinë për 6 deri në 12 ditë pune. Për të gjithë porositësit në Sh.B.A., kutia arrinë për 2 deri në 3 ditë pune. Për të gjithë porositësit në Kanada, kutia arrinë për 3 deri në 5 [...]
Unë e kam internetin e limituar në bazë të hargjimit mujor. Sa hargjon DiasporaTV?
Limitimi i internetit, sipas përvojës tonë ndodh vetëm në disa pjesë të Kanadasë si Ontario dhe Kuebek, por kemi hasur në pervojën se edhe disa ofrues të shërbimeve të internetit në Belgjikë dhe në Francë të kenë limit të përdorimit mujor të internetit. Mëposhtë po ju japim një parashikim se sa hargjon shikimi i TV [...]
A mund të shikoj TV kanalet HD në DiasporaTV?
Deri në vitin 2015 asnjë kanal televiziv shqiptar nuk do të prodhoj sinjal HD, kështu që as DiasporaTV nuk ka ku të marr sinjal HD të TV kanaleve shqiptare. Por nëse ju porositni resiverin Tornado M55 Plus HD, atëherë kurdo që të dalin TV kanalet shqip në kualitet HD, ju do të keni mudësinë e [...]
Sa kushton vazhdim parapagimi për vitin e dytë?
Për vitin e dytë, dhe për vitet tjera, ju nuk keni nevojë të bleni resiverin e as të paguani postimin, por vetëm parapaguheni për një vit të parapagimit me çmimin e njejtë sikurse shërbimi një vjetor.
A janë kanalet 4:3 apo 16:9?
Resiverët e DiasporaTV japin sinjalin 4:3 sepse kështu transmetohen ende të gjitha kanalet televizive nga trojet shqiptare. Gjithashtu kanalet janë në 480i rezolucion.
Account not found – po më del në ekran. Çka do të thotë kjo?
Nëse keni luhatje të rrymës elektrike ose prekje të paartikuluar të telekomandës ose ndonjë problem me linjën e internetit brenda në vendbanimin tuaj, ateherë do të vij deri te ky mesazh. Ju mund të kontaktoni DiasporaTV dhe operatorët tanë do t’ju ndihmojnë që të tejkaloni këtë mesazh. Kjo ndodh vetëm me resiverët Tornado M10. Ky [...]
Duke shikuar ndonjë material në DVD, po më ndërprehet. Përse?
Kjo mund të ndodh vetëm nëse interneti juaj ka luhatje të sinjalit. Por, nëse kjo ndodh, ju mund të ri-lëshoni materialin, ta shtyni, dhe të shikoni prap nga vendi i lënë mëparë.
Më është prish resiveri. Çka të bëj?
Resiverët kanë garancion një vjetor softwerik. Resiveri nuk ka garancion fare në prishje prej rrymës elektrike apo në prishje hardwerike. Nëse ju është prishur resiveri dhe nuk ndezet fare, atëherë ju lusim që në www.DiasporaTV.com të klikoni në POROSIT TANI dhe të porositni resiverin e ri. Mund të klikoni poashtu në linkun BISEDO ME NE [...]
A mund të përdor telekomandë univerzale me resiverët e DiasporaTV?
Ne nuk kemi ndonjë informatë se ndonjë telekomandë univerzale mund të punojë me resiverët e DiasporaTV. Por ju mund të provoni. Ne ju këshillojmë se nëse telekomanda ju prishet, të porositni telekomandën origjinale nga DiasporaTV.
