Kam ngrirje të sinjalit. Si ta testoj shpejtësinë e internetit?

  • 2015/05/06 9:17 AM
  • Internet
  • 4871 lexime

Problemi:

Kanalet më ngrihen shpesh kur jam duke shikuar shërbimin e DiasporaTV.

Parandalimi:

Për ta parandaluar ngrirjen e sinjalit, ju lutemi sigurohuni se keni shpejtësi të mjaftueshme të internetit për t'i lidhur të gjitha pajisjet.

Zgjidhja:

Pajisjet apo shërbimet tjera në shtëpinë tuaj që shfrytëzojnë internetin mund të ndikojnë në shpejtësinë e përgjithshme të internetit. Prandaj duhet të keni shpejtësi të mjaftueshme të internetit për t'i përdorur të gjitha pajisjet e lidhura në internet.

Testimin e shpejtësisë së internetit mund ta bëni përmes aplikacionit të DiasporaTV në pajisjen tuaj:

  1. Kur jeni në skemën e kanaleve, shtypni pullën "MENU" në telekomandë dhe shtypni pullën "OK" që të hapni faqën "Opcionet".
  2. Zgjidheni opcionin "Fillo testimet e internetit" dhe shtypeni pullën "OK" që të filloni testimin. Testimi mund të zgjas 2-5 minuta, varësisht se çfarë shpejtësie të internetit keni.
  3. Rezultatet e testimit do t'ju shfaqen pasi të përfundojnë të gjitha testet.
  4. Kthehuni në listën e kanaleve duke shtypur pullën "RETURN" ose "BACK" në telekomandën tuaj.
  5. Nëse ende vazhdoni të keni problem me ngrirje të sinjalit, ju lutemi na kontaktoni për ndihmë të mëtutjeshme.
442 nga 839 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm