DiasporaTV në Televizorët Samsung dhe LG?

  • 2016/11/21 3:55 PM
  • DiasporaTV në Pajisje Tjera
  • 11234 lexime

Çështja:

Dëshironi të shikoni shërbimin e DiasporaTV direkt në Samsung SmartTV që ka sistem operativ Tizen apo ne LG SmartTV qe ka webOS sistem operativ. Lexoni mëposhtë se si të veproni..

Zgjidhja:

Kërkoni dhe shkarkoni aplikacionin e quajtur SmartIPTV

Kur hapet SmartIPTV, shkruani MAC Adresen qe mund të jetë e këtij lloj formati: 00:05:07:c7:50

Nga kompjuteri ose celulari juaj vizitoni http://siptv.eu/mylist/ dhe në hapësirën ku shkruan "Upload your local IPTV playlist " në "MAC" shkruani MAC numrin e televizorit tuaj, kurse në "List" shtypni BROWSE dhe futni fajllin qe e emrrni nga DiasporaTV, dhe pastaj zgjedhni shtetin "Various", mbushni katrorin ku shkruan "Keep online" dhe klikoni në butonin ku shkruan "Upload"

Në televizorin tuaj hapni aplikacionin me emrin SmartIPTV dhe do t'ju shfaqet lista e kanaleve nga DiasporaTV. Nëse lista nuk shfaqet, në telekomandë shtypni butonin ku shkruan "CH List" ose "Channel List".


Si të regjistrohet MAC adresa ne televizor?


1. E shkruani MAC adresën që e gjeni në televizor.
2. E shtypni BROWSE dhe selektoni fajllin që ju ka dërguar DiasporaTV.
3. E zgjedhni shtetin (mund ta leni VARIOUS).
4. E shtypni ku shkruan I AM NOT ROBOT.
5. E mbushni katrorin KEEP ONLINE dhe e shtypni UPLOAD.
Ne TV dueht te ju shfaqet lista e kanaleve.

Ju mund të përdorni edhe ndonjë mënyrë tjetër të shikoni DiasporaTV kanalet me m3u8 file, por ne ju treguam mëlartë se si bëhet kjo përmes aplikacionit të quajtur SmartIPTV. Të ju bëjmë me dije që aplikacioni SmartIPTV nuk është aplikacion i DiasporaTV dhe gjithçka që keni problem me këtë aplikacion mund t'i drejtoheni zhvilluesve të këtij aplikacioni.

235 nga 461 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm