Si të ktheni SmartBox 200HD në gjendje fabrike

  • 2017/02/06 11:37 AM
  • Pajisje
  • 2133 lexime
Në pjesën e prapme të pajisjes SmartBox 200 HD keni një vrimë që shkruan  RESET. Mbani shtypur atë vrime RESET me një gjilperë derisa përfundoni procesin mëposhtë.
Derisa mbani shtypur atë vrimë, largoni resiverin nga rryma pesë sekonda, futeni resiverin në rryme, dhe vazhdoni të mbani RESET per 30 sekonda të tjerë të shtypur.
Në TV zgjedhni WIPE ALL DATA - FACTORY RESET.
Pastaj zgjedhni REBOOT, dhe SmartBox 200HD do të marrë deri në 10 minuta të startohet në gjendje fabrike.

Kur starton resiveri përcillni hapat në vazhdim sa i përket linjës së internetit:
Shtypni butonin në telekomandë ku është e vizatuar SHTËPIA 
Pastaj lidheni resiverin me kabllo në internet 
Shkoni në SETTINGS 
Pastaj shkoni në NETWORK 
WIFI e bëni OFF kurse Ethernet e bëni ON 
dhe shtypni butonin SHTËPIA 
Shtypni katrorin e DiasporaTV.

Kur e hapni DiasporaTV, lartë djathtas verzioni duhet të jetë 4.3, dhe pastaj kyçuni me username dhe password tuaj. Nëse lartë djathtas verzioni nuk është 4.3, atëherë ju duhet të instaloni DiasporaTV nga Google Play Store që e keni në SmartBox 200HD e që kyceni me @gmail.com email adresë tuaj.
266 nga 515 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm