Aplikacioni nuk hapet, vetëm shfaqë mesazhin "Duke hapur aplikacionin..." dhe asgjë nuk ndodhë

  • 2015/05/06 9:48 AM
  • DiasporaTV App
  • 4171 lexime

Problemi:

Kur e hapi aplikacionin e DiasporaTV, vetëm shfaqet "Duke hapur aplikacionin..." mirëpo aplikacioni nuk hapet asnjëherë.

Zgjidhja:

Ora dhe data në pajisjen tuaj nuk janë në rregull. Duhet të rregulloni orën dhe kohën në pajisjen tuaj e pastaj të provoni ta hapni aplikacionin përsëri.

  1. Gjeni dhe hapni opcionet e pajisjes suaj, zakonisht me emrin "SETTINGS".
  2. Në anën e majtë, shkoni në opcionin "Date & Time" dhe në anën e djathtë do t'ju shfaqen disa opcione rreth datës dhe kohës së pajisjes.
  3. Sigurohuni se opcioni i parë në anën e djathtë – "Automatic date & time" – është i aktivizuar.
  4. Shkoni tek opcioni "Select time zone" dhe zgjidheni qytetin më të afërm vendbanimit tuaj. P.sh. nëse jetoni në Nju Jork zgjidheni opcionin "GMT-05:00 Eastern Time", nëse jetoni në Gjermani zgjidheni opcionin "GMT+01:00 Amsterdam, Berlin".
  5. Verifikoni se koha dhe data janë të sakta. Në anën e djathtë i keni opcionet "Set date" dhe "Set time", të cilat duhet të shfaqin datën dhe kohën e sakt.
  6. Hapeni aplikacionin e DiasporaTV dhe do t'ju shfaqet lista e kanaleve.
569 nga 973 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm