Fshirja e aplikacionit të DiasporaTV në Android

  • 2015/05/06 10:05 AM
  • DiasporaTV App
  • 3353 lexime

Në këtë faqe do të gjeni udhëzimet si të fshini aplikacionin e DiasporaTV nëse nuk dëshironi ta shfrytëzoni më në pajisjen tuaj, apo nëse keni problem me UPGRADE të aplikacionit.

  1. Me telekomandë shkoni në faqen kryesore të pajisjes suaj. Këtë mund ta bëni duke klikuar pullën "Home" në telekomandë.
  2. Me telekomandë duhet ta hapni listën e aplikacioneve të instaluara. Varësisht nga pajisja, kjo mund të gjendet nën "Apps", apo nën ikonën 6-pikëshe si kjo apo kjo.
  3. Gjeni aplikacionin "Settings" dhe me telekomandë, klikoni në "Settings"
  4. Në anën e majtë të faqes "Settings", klikoni në "Apps".
  5. Në anën e djathtë të faqes "Settings", klikoni në "DiasporaTV".
  6. Në tabelën që hapet në anën e djathtë të faqes "Settings", klikoni në pullën "Uninstall".
  7. Në tabelën konfirmuese që ju hapet, klikoni në pullën "OK".
  8. Kur përfundon fshirja e aplikacionit të DiasporaTV nga pajisja, mund ta shtypni pullën "OK" në tabelën e konfirmimit.

Pas fshirjes së aplikacionit të DiasporaTV nga pajisja, nëse dëshironi ta instaloni verzionin e fundit të aplikacionit, udhëzimet i gjeni këtu.

383 nga 761 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm