Instalimi i aplikacionit të DiasporaTV në Android

  • 2015/05/06 10:23 AM
  • DiasporaTV App
  • 9774 lexime

Për të shikuar sinjalin e DiasporaTV në pajisjet tuaja të bazuara në Android, duhet që në pajisjen tuaj ta lidhni me televizor dhe të instaloni aplikacionin e DiasporaTV e pastaj të kyçeni në konton tuaj që keni krijuar në DiasporaTV.

Vëni re:
Për ta përdorur aplikacionin e DiasporaTV, duhet të keni konto aktive në sistemin e DiasporaTV. Porosinë mund ta bëni duke klikuar "Porosit Tani" në krye të faqes.

Më poshtë do të gjeni udhëzimet për 2 mënyra se si ta instaloni aplikacionin e DiasporaTV në pajisjen tuaj. Të 2 mënyrat kan të njejtin qëllim: të instalohet aplikacioni i DiasporaTV në resiverin tuaj.

Metoda 1: Instalimi i aplikacionit përmes faqes DiasporaTV.com

Për ta instaluar aplikacionin e DiasporaTV përmes faqes DiasporaTV.com, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në resiverin tuaj, hapeni aplikacionin "Browser" dhe do të hapet faqja e Google.
  2. Me telekomandë, shkruani "diasporatv" në Google dhe pastaj klikoni në faqen DiasporaTV.com që del në rezultate.
  3. Me telekomandën tuaj, klikoni në "Shkarko App" lartë në faqe dhe do të shfaqet faqja e aplikacionit.
  4. Klikoni në pullën e gjelbër "Shkarko Aplikacionin" dhe do t'ju shfaqet një tabela "Downloads".
  5. Klikoni në aplikacionin e shkarkuar, zakonisht me emrin "dtv.apk".
  6. Nëse ju del mesazhi "Cannot open file", përcjellni udhëzimet në vijim:
    1. ​Shkoni në faqen kryesore duke shtypur pullën "Home" në telekomandë.
    2. Hapeni aplikacionin "File Explorer", "Explorer" apo "File Browser", ose disa resiverë e kanë brenda në APPS që ju shkruan "Explorer".
    3. Shkoni në "Internal Flash" apo "Internal Storage".
    4. Klikoni në "Downloads".
    5. Zgjidheni fajllin e shkarkuar (në formatin dtv-1.apk apo të ngjajshëm). Klikoni në fajllin që e ka numrin më të lartë... për shembull dtv-6.apk ose dtv-11.apk ose të ngjajshëm. Sa më i lartë është numri, shihet fajlli  që e keni shkarkuar të fundit.
  7. Nëse ju del "Install Blocked", atëherë klikoni në pullën "Settings", pastaj do t'ju hapet dritarja "Settings".
  8. Klikoni në opcionin "Unknown Sources", klikoni pullën "OK" dhe në fund shtypni pullën "Return" në telekomandë dhe duhet ta shihni tabelën "Downloads" përsëri. Vazhdoni me hapin #5.
  9. Nëse ju del "Google Verify", atëherë klikoni në pullën "Disagree" dhe vazhdoni instalimin.
  10. Kur përfundon instalimi, klikoni në pullën "Open" dhe do të hapet aplikacioni i DiasporaTV ku duhet të shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj.

Metoda 2: Instalimi i aplikacionit përmes Google Play

Për ta instaluar aplikacionin e DiasporaTV përmes Google Play Store  ose Play Store (treg i aplikacioneve), përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Çdo resiver me sistem operativ Android ka "Play Store". Gjeni Plaay Store dhe hapeni.
  2. Kyçuni në Play Store me @gmail.com email adresën tuaj.
  3. Pasi të kyçeni kërkoni APP-in me emrin diasporatv
  4. Del APP-i i parë me shenjë me ngjyrat kaltër dhe portokalli. Shtypni INSTALL.
  5. Kur përfundon instalimi, hapeni aplikacionin e DiasporaTV dhe shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj dhe për të shikuar TV kanalet.
471 nga 887 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm