Gjat porosisë, matja e shpejtësisë nuk më lejon ta përfundojë porosinë. Pse?

  • 2015/05/06 10:26 AM
  • Porosi
  • 4292 lexime

Në hapin e matjes së shpejtësisë, nëse shpejtësia juaj e internetit del më pak se 2mbps DOWNLOAD, atëherë shpejtësia e internetit llogaritët si e dobët dhe me shpejtësi të dobët interneti nuk lejoheni të përfundoni porosinë

Disa nga arsyet se pse shpejtësia e internetit është nën 2mbps DOWNLOAD në vendbanimin tuaj.

  1. Në shumë raste, njerëzit në vendbanimin e tyre kanë një kompjuter që nuk konsumon më shumë se 0.5 mbps shpejtësi. Kompanitë që ofrojnë internet shpesh ofrojnë shpejtësi të mëdha por në realitet nuk e japin atë shpejtësi. Në rastin tuaj kur keni TV kanale përmes konekcionit të internetit, do të përdorni shpejtësi më të madhe të internetit. Nëse ndodh që paguani shpejtësi të lartë kurse jeni duke pranuar shpejtësi të vogël, ka tri mënyra të zgjidhjes së këtij problemi:
    • Te thirrni kompaninë e internetit dhe të kërkoni që t’ju japin shpejtësinë që ju e paguani.
    • Të thirrni kompaninë e internetit dhe t’i pyetni se mos kanë ndonjë prishje momentale në sistemin e tyre apo në rajonin ku ju jetoni.
    • Verifikoni se për qfarë shpejtësije të internetit jeni duke paguar. Nëse keni internetin e lirë, ateherë thirrni kompaninë e internetit dhe rritni shpejtësinë e pastaj provoni të bëni porosinë në www.DiasporaTV.com, në linkun POROSIT TANI.
  2. Nëse e dini se e keni shpejtësinë e lartë të internetit, gjithashtu provoni edhe këto qështje:
    • Shpejtesinë e internetit në shtëpi duhet të keni më të lartë se 1.2mbps (megabit per second). Kjo është shpejtësia maksimale që konsumohet gjatë përdorimit të resiverit të DiasporaTV. Duhet të keni parasysh se interneti është valor dhe se shpejtësia e internetit lëviz poshtë e lartë. Nëse kompania e internetit ju ka dhënë planin që ka shpejtësi prej 1.5mbps, duhet të dini se ajo shpejtësi shpesh mund të bie edhe nën 1.2mbps dhe kështu të keni problem me pranimin e sinjalit të DiasporaTV. Por në ditet e sotme shpejtësia mesatare e internetit që ofrohet nga kompanitë e internetit publik është rreth 5mbps (megabit per second).
    • Deri te shpejtësia e ulët e internetit mund te vij edhe nese ne anën tjetër në vendbanimin tuaj përdoret internet për downloadim të filmave, muzikës lojrave, përdorimit të Sony Playstation, Xbox apo lojrave të tjera që përdorin intenzitet të lartë të internetit. Kur shpejtësia juaj e internetit përdoret edhe në paisje tjera, shpejtësia juaj e internetit mund të tregojë si e ulët.
    • Poashtu, vërtetoni se a e keni router-in tuaj të mbrojtur me password, se edhe nëse e keni shpejtësinë e lartë të internetit, munden kojshitë me hy në wireless WIFI konekcionin tuaj dhe të përdorin shpejtësinë tuaj të internetit, dhe në këtë mënyrë mund të vijë edhe deri te hargjimi I shpejtësisë së internetit nuk do të mund të përfundoni porosinë në formular, sepse nuk do të keni shpejtësi të mjaftueshme prej së paku 2mbps të nevojshme për të punuar kanalet televizive në mënyrë të rregullt.
    • Nëse jeni duke përdor llaptop me internet pa kabëll, mund të jeni më larg router-it, dhe kështu shpejtësia juaj e internetit do të tregojë më e ulët. Për të kryer porosinë, ju preferojmë që formularin të mbushni prej një kompjuteri që është i lidhur direkt me kabëll në modem ose router, dhe kështu do të keni matje valide të shpejtësisë së internetit.
    • Në shumë raste, sipas përvojës së deritashme, të interesuarit provojnë të mbushin formularin e porosisë nga telefoni celular. Nëse është ky edhe rasti juaj, ju preferojmë që formularin të mbushni prej një kompjuteri që është i lidhur direkt me kabëll në modem ose router, dhe kështu do të keni matje valide të shpejtësisë së internetit.

Kur ngritet shpejtësia juaj, ju lutem provoni prap linkun Porosit dhe përfundoni porosinë tuaj.

414 nga 807 vizitorëve ju ka ndihmuar ky artikull.
A ju ndihmoi juve ky artikull?  Po / Jo

Artikuj të Ngjajshëm