Kam ngrirje të sinjalit. Si ta testoj shpejtësinë e internetit?

Problemi:

Kanalet më ngrihen shpesh kur jam duke shikuar shërbimin e DiasporaTV.

Parandalimi:

Për ta parandaluar ngrirjen e sinjalit, ju lutemi sigurohuni se keni shpejtësi të mjaftueshme të internetit për t’i lidhur të gjitha pajisjet.

Zgjidhja:

Pajisjet apo shërbimet tjera në shtëpinë tuaj që shfrytëzojnë internetin mund të ndikojnë në shpejtësinë e përgjithshme të internetit. Prandaj duhet të keni shpejtësi të mjaftueshme të internetit për t’i përdorur të gjitha pajisjet e lidhura në internet.

Testimin e shpejtësisë së internetit mund ta bëni përmes aplikacionit të DiasporaTV në pajisjen tuaj:

  1. Kur jeni në skemën e kanaleve, shtypni pullën “MENU” në telekomandë dhe shtypni pullën “OK” që të hapni faqën “Opcionet”.
  2. Zgjidheni opcionin “Fillo testimet e internetit” dhe shtypeni pullën “OK” që të filloni testimin. Testimi mund të zgjas 2-5 minuta, varësisht se çfarë shpejtësie të internetit keni.
  3. Rezultatet e testimit do t’ju shfaqen pasi të përfundojnë të gjitha testet.
  4. Kthehuni në listën e kanaleve duke shtypur pullën “RETURN” ose “BACK” në telekomandën tuaj.
  5. Nëse ende vazhdoni të keni problem me ngrirje të sinjalit, ju lutemi na kontaktoni për ndihmë të mëtutjeshme.