Kjo marrëveshje e shërbimit (“marrëveshja”) është në mes klientit dhe DiasporaTV, me seli në Yonkers, NY 10704, USA. Të dyja palët kan lexuar dhe pajtohen plotësisht me këtë marrëveshje. Freskimi i këtij dokumenti gjendet në www.DiasporaTV.com dhe mund të bëhet pa paralajmërim nga DiasporaTV.

Shërbimi

DiasporaTV mundëson shikimin e kanaleve televizive përmes teknologjisë IPTV. Palët bien dakord në shërbimin vijues që DiasporaTV ofron:

  • Shikimin e kanaleve televizive drejtpërdrejtë përmes IPTV, pa nevojë të antenës satelitore;
  • Shikimin e kanaleve me kohë lokale të Nju Jorkut (EST) dhe 24 orëve të fundit sipas zgjedhjes së klientit;
  • Video On Demand (VOD) – zgjedhje të madhe të DVD projekteve Shqiptare në kategori të ndryshme, si film, muzikë, humor, etj;
  • Zgjedhje të madhe të radio stacioneve Shqiptare;
  • Shikimin e video materialeve nga YouTube që transmetohen falas nga YouTube dhe janë pronë e vet publikuesve.

Parakushtet e Shërbimit

DiasporaTV funksionon vetëm nëse klienti ka pajisje me sistemin Android. Kjo pajisje mund të jetë smartphone, tablet, resiver, etj. dhe mund të lidhet me televizor. Poashtu, klienti duhet të posedoj lidhje të internetit në pajisje. Shpejtësia e nevojshme që DiasporaTV të funksionoj pa ndërprerje është 2 mbps (megabit për sekond). Shpejtësia e internetit në të gjitha shërbimet internetike në botë është e luhatshme prandaj sugjerohet që klienti të ketë shpejtësinë e internetit së paku 4 mbps. Nëse shpejtësia e internetit të klientit bie nën 2 mbps, atëherë është më se e mundshme që klienti të ketë probleme me pranimin e sinjalit të DiasporaTV.

DiasporaTV nuk shet pajisje por klientët mund të porosisin pajisjen në internet, me ç’rast DiasporaTV nuk mbanë asnjë përgjegjësi rreth pajisjeve. DiasporaTV ofron vetëm shërbim për shikimin e kanaleve televizive përmes IPTV. DiasporaTV nuk është përgjegjëse për materialin që transmetojnë TV kanalet. DiasporaTV nuk është pronare e video materialeve që transmetohen në platformën e saj.

Çmimet

DiasporaTV ofron shërbim me parapagim 1 mujor, 3 mujor, 6 mujor dhe 12 mujor. Çmimet e shërbimit dhe ndryshimi i tyre postohet në faqen e DiasporaTV. Klienti duhet paraprakisht të posedoj pajisjen për çasjen në shërbimin e DiasporaTV.

Mënyrat e Pagesës

Pagesat për shërbimin e DiasporaTV mund të bëhen me debit/kredit kartë, check, money order, Western Union apo MoneyGram. Të interesuarit mund të bëjnë pagesë për porosi në mënyrat vijuese.

Debit/Credit Card

DiasporaTV pranon pagesa me debit apo kredit kartë. Kur bëhet porosia, klienti mund të shkruaj informatat e kartës në formularin e porosisë në DiasporaTV dhe pagesa do të procesohet automatikisht. Në rastin kur klienti paguan me kartë, për hirë të sigurisë së pagesës dhe të klientit do të ruhen informatat internetike të klientit si dëshmi që klienti vet e ka bërë porosinë. Pasi që të procesohet pagesa me sukses, automatikisht do të aktivizohet parapagimi i klientit për kohëzgjatjen e zgjedhur.

Gjatë porosisë, klienti mund të zgjedhë që pagesa të tërhiqet rregullisht dhe automatikisht në periudhë 1 apo 3 mujore. DiasporaTV mund të anuloj tërheqjet automatike nëse klienti ka zgjedhur tërhqejen automatike gabimisht.

Kartat e pranuara janë: Visa, MasterCard, American Express, JCB (vetëm në Amerikë), Discover (vetëm në Amerikë), dhe Diners Club (vetëm në Amerikë).

Check/Money Order

Kjo metodë pagese pranohet vetëm për klientët në Sh.B.A. dhe Kanada.

Klienti mund të bëjë pagesën me check apo money order në emër të “DiasporaTV” dhe ta dërgoj atë me postë në adresën e poshtëshënuar. Pasi që të pranohet dhe procesohet pagesa, shërbimi i klientit do të aktivizohet. Procesimi i pagesave me check apo money order mund të zgjas deri në 2 ditë pune. Pagesat me check apo money order duhet të dërgohen në:

DiasporaTV
915 Yonkers Ave #74
Yonkers, NY
10704
U.S.A.

Western Union

Kjo metodë pagese pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada, Europë perëndimore (përveç Gjermani) dhe Australi.

Klienti mund të bëjë pagesën përmes Western Union. Pasi të bëhet porosia, klienti duhet të kontaktoj DiasporaTV që të merr informatat për pagesë me Western Union. Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontaktoj dhe të informoj DiasporaTV me detajet e pagesës. Pasi që të procesohet pagesa, DiasporaTV do të aktivizoj parapagimin e shërbimit për klientin për kohëzgjatjen e zgjedhur. Procesimi i pagesave me Western Union mund të zgjas deri në 2 ditë pune.

MoneyGram

Kjo metodë pagese pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada, Europë perëndimore dhe Australi.

Klienti mund të bëjë pagesën përmes MoneyGram. Pasi të bëhet porosia, klienti duhet të kontaktoj DiasporaTV që të merr informatat për pagesë me MoneyGram. Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontaktoj dhe të informoj DiasporaTV me detajet e pagesës. Pasi që të procesohet pagesa, DiasporaTV do të aktivizoj parapagimin e shërbimit për klientin për kohëzgjatjen e zgjedhur. Procesimi i pagesave me Western Union mund të zgjas deri në 2 ditë pune.

Kthimi i Pagesës dhe Ndalja e Shërbimit

Të interesuarve do të ju ipen të gjitha informatat rreth shërbimit të DiasporaTV dhe do t’ju tregohet përmbajtja e shërbimit të DiasporaTV. Pasi që të informohet rreth shërbimit të DiasporaTV, pala e interesuar do të vendos a të bëhet klient i DiasporaTV apo jo. Informatat e shërbimit që ofrohen përmes telefonit poashtu mund të lexohen nga klienti edhe në faqen zyrtare në adresën www.DiasporaTV.com. DiasporaTV është gjithnjë e gatshme që të ndihmoj klientët për çfarëdo pyetje apo kërkese që klienti ka e që ajo pyetje apo kerkesë është konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit.

Rastet kur nuk kthehen pagesat (non-refundable):

  • Klientit nuk i kthehet pagesa për muajt e shërbimit që klienti i ka shfrytezuar;
  • Klienti inicion chargeback (kthim parash përmes bankës) edhe pasi DiasporaTV ka plotësuar të gjitha kushtet e shërbimit konform këtij dokumenti;
  • Klienti pranon të gjitha shërbimet nga DiasporaTV. Me arsyen “nuk më pëlqen pakoja dhe emisionet që shfaqen në kanalet televizive”, klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin, sepse:
    • DiasporaTV nuk është përgjegjëse rreth përmbajtjes që transmetohet në kanalet televizive;
    • Çdo klient para se të merr shërbimin e DiasporaTV njoftohet nga DiasporaTV se cilat kanale televizive transmetohen dhe pas marrjes së informatave specifike për sherbim, klienti vet vendos të porosis apo jo shërbimin e DiasporaTV.

Kthimi i pagesës bëhet vetëm nëse:

  • Nuk pranon shërbimin e DiasporaTV në kohë gjithsej prej së paku një (1) muaji. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të ndaljes së shërbimit dhe do t’i kthehet pagesa për muajt e pashfrytëzuar e gjithashtu edhe muaji që nuk ka pasur sinjal të shërbimit fare;
  • Nuk merr asistencë të duhur nga teknikët konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit. Në këtë rast, klienti së pari duhet të kërkoj të bisedoj me menagjerin e ndrrimit në DiasporaTV dhe pastaj nëse prap nuk e merr shërbimin e duhur konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit, atëherë klienti mund të kërkoj ndërprerjen e shërbimit. Pasi që të vërtetohet se DiasporaTV nuk ka mundur të plotësoj shërbimin konform këtij dokumenti, klientit do t’i kthehen mjetet materiale të shërbimit ende të pashfrytëzuar. Pagesa për muajt e shfrytëzuar të shërbimit nuk do të kthehet;
  • Klienti ka zgjedhur gjatë porosisë që pagesa e vazhdim parapagimit të procesohet automatikisht kur përfundon parapagimi. Klienti ka të drejtë të kërkoj kthimin e pagesës së vazhdim parapagimit pasi që është procesuar pagesa për vazhdim parapagim. DiasporaTV do të kthej pagesën e plotë të vazhdim parapagimit ku do të zbatoj 1) kohën që shërbimi është shfrytëzuar, apo 2) 1 muaj – cilado që është më e gjatë.

Përkrahje Teknike (Support)

DiasporaTV ofron përkrahje teknike vetëm për aplikacionin dhe shërbimin e DiasporaTV. Të gjitha problemet jashtë këtyre suazave nuk do të përkrahen për shkak të shumë faktorëve të përfshirë.

Klienti mund të merr përkrahje teknike nga DiasporaTV në këto mënyra: 1) përmes e-mailit, duke dërguar e-mail në support@diasporatv.com, 2) përmes faqes “Support” që gjendet në www.DiasporaTV.com/support, 3) përmes telefonit në numrat që gjenden në faqen “Kontakt”.