Kjo Rregullore e Privatësisë së fundi është freskuar më 5 maj 2015.

VEVI, Inc. (“ne”, “e jonë/a”, “tonë/a”) drejton www.DiasporaTV.com (“faqen”). Kjo faqe ju informon rreth rregullave tona mbi mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e Informatave Personale që i pranojmë nga përdoruesit e faqes.

Ne përdorim informatat tuaja personale vetëm për të ofruar shërbim më të mirë dhe për të përmirësuar faqen. Duke përdorur faqen, ju pajtoheni me mbledhjen dhe përdorimin e informatave konform kësaj rregulloreje.

Mbledhja dhe Përdorimi i Informatave

Derisa përdorni faqen, ne mund të ju kërkojmë informata identifikuese që mund të përdoren për të ju kontaktuar ose identifikuar juve. Informatat identifikuese mund të përfshijnë por nuk janë të kufizuara me emrin tuaj (“Informata Personale”).

Të Dhënat e Mbledhura

Sikurse operatorët tjerë të faqeve, ne mbledhim të dhëna që shfletuesi juaj dërgon derisa ju vizitoni faqen (“Të Dhënat e Mbledhura”). Këto të dhëna të mbledhura mund të përfshijnë informata rreth adresës internetike (“IP”) të kompjuterit tuaj, llojin e shfletuesit, verzionin e shfletuesit, faqet që i vizitoni në faqen tonë, datën dhe kohën e vizitës/vizitave tuaja, kohën e kaluar në faqen tonë dhe statistika tjera.

Cookies

Cookies janë dosje që përmbajnë të dhëna të vogle, të cilat mundë të përfshijnë identifikues anonim dhe unik. Cookies dërgohen nga faqja tek shfletuesi juaj dhe ruhen në kompjuterin tuaj.

Sikur shumë faqe tjera, ne përdorim “cookies” për të mbledhur informata. Ju mund të konfiguroni shfletuesin tuaj të refuzoj të gjithë “cookies” ose të ju lajmëroj kur një “cookie” ju dërgohet. Sidoqoftë, nëse nuk i pranoni cookies, nuk do të keni mundësi të shfrytëzoni disa pjesë të faqes.

Siguria

Siguria e Informatave Personale tuaja është shumë e rëndësishme për ne, por keni parasysh se nuk ka asnjë mënyrë transmetimi përmes internetit, ose metodë elektronike e ruajtjes së informatave, që është 100% e sigurtë. Derisa ne përpiqemi të përdorim të gjitha mënyrat e arsyeshme në treg për të mbrojtur informatat tuaja personale, nuk mund të garantojmë siguri absolute për to.

Ndryshimet e Kësaj Rregullore

VEVI, Inc. mund të freskoj këtë rregullore prej kohës në kohë. Do të ju njoftojmë për të gjitha ndryshimet duke postuar rregulloren e re në faqe. Ju këshillojmë që të kontrolloni këtë faqe periodikisht për çfarëdo ndryshimi të mundshëm.

Na Kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje rreth Rregullorës së Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni përmes e-mailit apo telefonit.