Ky dokument së fundi është freskuar më 25 maj 2018.

Kjo Rregullore e Privatësisë përshkruan se si mblidhen, përdoren dhe shpërndahen informatat tuaja personale kur vizitoni apo bleni në faqen https://diasporatv.com (“faqja”).

Informatat Personale që Mbledhim

Kur vizitoni faqen, ne automatikisht mbledhim informata të caktuara për pajisjen tuaj, duke përfshirë edhe informata për shfletuesin tuaj të internetit, IP adresën, zonën kohore dhe informata tjera që janë të instaluara në pajisjen tuaj përmes “cookies”. Poashtu, me shfletimin e faqes, ne mbledhim informata rreth faqeve specifike dhe produkteve që ju shfletoni, cilat faqe apo fraza kërkuese ju kan sjellur në faqe dhe informata tjera rreth mënyrës se si bashkëveproni me faqen. Këto informata të mblidhura automatikisht i quajmë “Informata të Pajisjes”.

Ne mbledhim Informatat e Pajisjes përmes këtyre teknologjive:

  • “Cookies” janë fajlla që ruhen në pajisjen apo kompjuterin tuaj dhe që përfshijnë një identifikues anonim. Për më shumë informata rreth cookies dhe si të deaktivizoni ata, vizitoni faqen http://www.allaboutcookies.org.
  • “Log files” janë fajlla që përcjellin veprimet që ndodhin në faqe dhe mbledhin informata si IP adresa, lloji i shfletuesit, kompania e internetit, faqja hyrëse/dalëse dhe datat/kohërat e veprimeve.
  • “Web beacons,” “tags,” dhe “pixels” janë fajlla elektronik që përdoren për regjistrimin e informatave se si ju e përdorni faqen.

Për më tepër, kur ju bëni blerje ose tentoni të bëni blerje në faqe, ne mbledhim informata specifike nga ju, duke përfshirë emrin e plotë, adresën e paguesit, adresën e klientit, informatat e pagesës (si numrat e kartës paguese), email adresën dhe numrin e telefonit. Këto informata të mblidhura i quajmë “Informata të Porosisë”.

Kur përmendim “Informatat Personale” në këtë Rregullore të Privatësisë, jemi duke iu referuar Informatave të Pajisjes dhe Informatave të Porosisë.

Si i Përdorim Informatat Tuaja Personale?

Ne përdorim Informatat e Porosisë për të kryer çfarëdo porosie që bëhet përmes faqes (duke përfshirë procesimin e pagesës, përgatitjen e postimit dhe dërgimin e faturave/konfirmimeve të porosive). Poashtu, ne përdorim Informatat e Porosisë për:

  • Komunikim me ju;
  • Kontrollim të porosive për rrezik dhe mashtrim të mundshëm; dhe
  • Informim apo reklamim të produkteve/shërbimeve relevante por vetëm kur ju na jepni preferencën tuaj.

Ne përdorim Informatat e Pajisjes për të na ndihmuar në kontrollimin e rrezikut të mundshëm për mashtrim (në veçanti, IP adresën tuaj) dhe, në përgjithësi, për përmirësimin dhe optimizimin e faqes tonë (për shembull, duke analizuar statistikat se me çfarë pajisje apo shfletuesi klientët vizitojnë faqën tonë dhe vlerësimin e kampanjave tona të marketingut). Poashtu, përdorim Informatat e Pajisjes për të optimizuar shërbimin tonë për çdo lidhje të klientit ashtu që të ofrojmë shërbim me cilësinë më të mirë të mundshme.

Shpërndarja e Informatave Personale

Ne shpërndajmë Informatat Personale tuaja me palët e treta për të na ndihmuar në përdorimin e Informatave Personale, sikurse është cekur më lartë. Për shembull, ne përdorim Google Analytics për të na ndihmuar të kuptojmë se si klientët tonë përdorin faqen – mund të lexoni më shumë rreth mënyrës se si Google përdorë Informatat Personale tuaja këtu: https://www.google.com/intl/en/policies/privacy/. Poashtu, mund të ndërprisni mbledhjen e këtyre informatave të Google Analytics këtu: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout.

Së fundi, ne mund të shpërndajmë Informatat Personale tuaja për të ju bindur ligjeve dhe rregullacioneve të nevojshme, për tu përgjigjur kërkesave ligjore për informata ose për të mbrojtur të drejtat tona.

Reklamim në Bazë të Sjelljes

Sikurse është cekur më lartë, ne përdorim Informatat Personale tuajat për të ju ofruar reklama të qëllimshme dhe komunikata marketingu të cilat mund të janë interesante për ju. Për më shumë informata se si funksionojnë reklamat e qëllimshme, mund të vizitoni faqen informative të Network Advertising Initiative (“NAI”) këtu: http://www.networkadvertising.org/understanding-online-advertising/how-does-it-work.

Mund të ndërprisni reklamat e qëllimshme në këto faqe:

Përveç kësaj, mund të ndërprisni disa nga këto shërbime duke vizituar portalin e Digital Advertising Alliance këtu: http://optout.aboutads.info/.

Mos Më Ndiq (Do Not Track)

Ju lutemi keni parasysh se ne nuk ndryshojmë mbledhjen e informatave dhe përdorimin e tyre kur shohim sinjalin “Mos Më Ndiq (Do Not Track)” nga shfletuesi juaj i internetit.

Të Drejtat Tuaja

Nëse jeni banorë Evropian, keni të drejtë në çasjen e Informatave Personale tuajat që ne mbledhim për ju si dhe keni të drejt të kërkoni që Informatat Personale tuajat të korrigjohen, freskohen apo të fshihen. Nëse dëshironi të ushtroni këtë të drejtë, ju lutemi na kontaktoni përmes informatave kontaktuese në fund të këtij dokumenti.

Poashtu, nëse jeni banorë Evropian ju njoftojmë se ne procesojmë informatat tuaja me qëllim të përmbushjes së marrëveshjeve që kemi me ju (për shembull, nëse bëni porosi përmes faqes) ose për të ndjekur interesat e biznesit tonë sikurse është cekur më lartë. Poashtu, ju lutemi keni parasysh se informatat tuaja do të transferohen jashtë Evropës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Mbajtja e Informatave

Kur ju bëni porosi përmes faqes, ne do të mirëmbajmë Informatat e Porosisë për referencën tonë përveç dhe përderisa ju të na kërkoni të fshijmë ato.

Mosha Jomadhore

Faqja nuk është menduar për përdorim nga njerëzit më të ri se mosha 18.

Ndryshimet

Ne mund të ndryshojmë këtë Rregullore të Privatësisë periodikisht për të reflektuar, për shembull, ndryshimin e procedurave tona për arsye operacionale, ligjore apo për të ju bindur rregullacioneve të reja. Do t’ju njoftojmë rreth ndryshimeve duke postuar Rregullore të Privatësisë të re në faqe. Ju këshillojmë të vizitoni periodikisht këtë faqe për çdo ndryshim.

Na Kontaktoni

Për më shumë informata rreth procedurave tona rreth privatësisë suaj, nëse keni ndonjë pyetje apo dëshironi të bëni ankesë, ju lutemi na kontaktoni përmes e-mail adresës info@diasporatv.com ose përmes postës në adresën e mëposhtme:

DiasporaTV
915 Yonkers Ave #74
Yonkers, NY
10704
U.S.A.